Aktuale

Përplasen PDK dhe VV në Prizren: Gjuhen me shishe uji

Kuvendari i PDK-së, Bardh Avdaj, ka reaguar duke gjuajtur me shishe të ujit, në drejtim të kryesuesit të Kuvendit, Artan Abrashi nga rradhët e Vetëvendosjes me arsyetim se nuk ia dha fjalën, kur drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, i kërkoi Avdajt që të deklarohej konkretisht për një kandidat për drejtor që nuk i plotësonte kushtet për drejtor.

Avdaj nga vendi tha se këtë do ta bënte, sapo t’i jepej fjala, pasi më parë kishte paraqitur një rast një tillë në Kuvend. Abrashi ndërkaq, tha se tashmë pjesa për kuvendarët kishte përfunduar, derisa Avdaj tha se i është përmendur emri.

Pas kësaj shefi i grupit të kuvendarëve të PDK-së, Simir Krasniqi reagoi për sjelljen e kolegut të tij, duke i thënë se një mënyrë e tillë e reagimit ,nuk është në kulturën e PDK-së, por të Vetëvendosjes, sipas gazeta e Prizrenit.