Aktuale

NATO nuk e njeh Kosovën, e pret Hoxhajn në kapacitet privat

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një vizitë në Bruksel, në selinë e NATO’s, ku është pritur në kapacitet privat, pasi kjo organizatë dihet tashmë se nuk e njeh Kosovën si shtet, për shkak të disa vendeve anëtare.

Hoxhaj ka takuar atje Zëvendës/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Ambasadorin Alexander Vershbow, Ambasadorin amerikan në NATO dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Aleancës.

“ Biseduam si të kemi një bashkëpunim më të ngushtë bilateral ndërmjet NATO-së dhe Kosovës. Shpresoj që nga fundi i këtij viti kjo marrëdhënie e re do të formalizohet. EH”, ka shkuar ai në një postim në Facebook.

Por, në njoftimin e Aleancës Veriatlantike për takimin, nuk përmendet askund posti i Hoxhajt e as Republika e Kosovës-pasi NATO është neutrale karshi statusit të Kosovës, për shkak të vendeve anëtare që s’e kanë njohur pavarësinë.