Aktuale

Aksident i rëndë mes tri veturave në Gllarevë, 8 të lënduar

Tetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur në Gllarevë, ku janë përfshirë tre vetura.

Sipas një dëshmitari, në këtë aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa nga fotot që ka dërguar shihen dëme të mëdha materiale, por nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të personave që kanë qenë brenda në vetura.

Indeksonline ka kontaktuar me policinë e rajonit të Pejës, mirëpo të njëjtin kanë thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe ende nuk kanë informacione më shumë për këtë aksident, por se do informojnë opinonin publik për çdo gjë kur të kenë detaje rreth saj./Indeksonline/