Në kohën kur një fluks i madh pushuesish nga Kosova ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duket se po kalon çaste të mira në natyrën e bukur të Rugovës e Bogës. Përmes një fotografie në profilin e tij zyrtar në Facebook, Berisha ka njoftuar se vikendin po e kalon në Kosovë.
“Ne Boge, Rugove pak çlodhje ne nje rudine alpine”, ka shkruar Berisha.
Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ishte pritur ngrohtë nga kosovarët në Prishtinë me rastin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë