Aktuale

Sot vazhdon dialogu, takohen Thaçi e Vuçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq do ta vazhdojnë dialogun sot në Bruksel.
Ata do të takohen para fazës finale të dialogut, shkruan lajmi.net.

Kjo është konfirmuar edhe zyra e presidentit, kurse ditë më parë ky i fundit kishte bërë të ditur se njëra nga temat e diskutimit do të jetë edhe demarkacioni me Serbinë.

“Ne do të kemi çështjen me demarkacionin me Serbinë rreth 400 km, ju e dini se çfarë situate kemi kaluar me Malin e Zi, tri vite pritje. Prandaj, ne duhet të bëjmë të gjithë se bashku ekipin që do të punojë për demarkacion me Serbinë. Nuk lejojmë të cenohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës”, është shprehur ai.

Udhëheqja e dialogut nga Thaçi po kundërshtohet fort nga opozita, të cilët po pretendojnë se presidenti duhet të marrë mandat nga Kuvendi për ta ushtruar një funskion të tillë.

Takimi Thaçi-Vuçiq pritet të nis rreth orës 15:00. Fillimisht me Mogherinin do të takohet presidenti serb, kurse pastaj ai kosovar. /Lajmi.net/