Rajon & Botë

Vazhdojnë luftimet e dhunshme në Alepo, vetëm pak orë pas marrëveshjes për paqe

Luftimet e dhunshme kanë vazhduar sot në jug të Alepos, sipas ushtrisë dhe rebelëve, vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia përshëndeten arritjen e një marrëveshje të rëndësishme për ta kthyer në binar procesin e paqes në Siri.

Ushtria siriane i ka sulmuar zonat që kontrollohen nga rebelët në Alepo, duke bërë përpjekje që të shtojë në maksimum marrjen nënë kontroll të territoreve para se armëpushimi i ri mbarëkombëtar të futet në fuqi këtë të hënë, përcjell Express.

Ndërkohë, kryengritësit kanë thënë se janë duke planifikuar një kundër ofensivë.