Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për marrje me prostitucion.
Policia bën të ditur se më pas ata janë liruar në procedurë të rregullt.
“Prizren 21.05.2018 – 14:20. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull K-Shqiptar dhe një femër K-Turke, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën e cekur. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/