Aktuale

Therje me thikë në Fushë Kosovë

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë është raportuar për një rast të tentim vrasjes.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur që dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht(therur me thikë) nga një i dyshuar i gjinisë mashkullore.

Pas rastit viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/