Koreja Veriore e ka konfirmuar dje në mbrëmje se e ka kryer edhe testin e pestë bërthamor, vetëm disa orë pasi mbikëqyrësit sizmikë zbuluan një shpërthim afër zonës së fshehtë të testit bërthamor të Koresë së Veriut.
Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka raportuar se tani Veriu është në gjendje të vendosë raketa në raketa balistike, përcjell Express.
Po ashtu, ka raportuar se nuk ka rrjedh material bërthamor gjatë testit dhe se testimi i raketës bërthamore nuk ka pasur ndikim në mjedis.