Aktuale

I riu bie nga dritarja e shtëpisë, policia jep detaje

Një fëmijë i klasës së shtatë në qytetin Rahovecit ka kërcyer nga dritarja e shtëpisë së tij.

Rastin për Indeksonline e ka kontaktuar Lirije Podrimaj nga Policia e Gjakovës, e cila ka thënë se sipas shokëve të personit në fjalë ai është në gjendje të rëndë,por që ende nuk kanë kontaktuar me familjarët.

Ndërkaq sa i përket arsyes pse ka ndodhur kjo, Podrimaj ka thënë të mos kenë ende informata të sakta.

“Po një fëmijë ka rënë nga dritarja e shtëpisë së tij, jo nga dritarja e shkollës siç është raportuar. Ai ka qenë nxënës i klasës së shtatë në atë shkollë por nuk ka rënë nga dritarja e shkollës. Ende nuk kemi informata të detajuara por sipas disa shokëve të tij, gjendja e tij është e rëndë”, ka thënë Podrimaj për Indeksonline./Indeksonline/