Aktuale

AGK reagon lidhur me sulmet e fundit ndaj Ridvan Berishës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin e kolegut nga Radio Televizioni i Kosovës Ridvan Berisha se ai është duke u ndier i pasigurt pasi siç thotë ai linçimeve të fundit që vijnë nga subjekti politik “Vetëvendosje”.

AGK-ja mbështet kolegun Ridvan Berisha dhe dënon çdo linçim ndaj gazetarëve në Kosovë.

Njëherësh kërkojmë nga subjektet politike që t’i ndalin sulmet ndaj gazetarëve të mediumit publik, pasi ditëve të fundit presioni mbi ta vetëm sa është rritur.

Ua rikujtojmë të gjitha subjekteve politike se gazetarët e Radio Televizionit Publik të Kosovës nuk bënë të shndërrohen në pistë të shfryrjes së kundërshtimeve politike.

Ne do të angazhohemi edhe me tej në kundërshtimin e çdo lloji të linçimit, sulmit dhe shantazhit në drejtim të kolegëve gazetarë.