Rajon & Botë

E mbajtën fshehur, por del sekreti: Kjo raketë e Amerikës e goditi Sirinë

Avionët amerikanë, francezë dhe britanikë lëshuan disa raketa në fabrikat e kërkimit dhe prodhimit të armëve kimike në Siri të shtunën e 13 prillit, duke përdorur edhe “AGM-158 JASSM”, një raketë që mund të lëshohet prej një largësie prej rreth 800 kilometrash, largësi kjo me një saktësi të madhe.

Ajo është raketë që nuk kapet nga radarët, përmban më shumë se 450 kilogram eksploziv dhe u lëshua nga avionët B1 Lancer.

Raketa nuk mund të kapet as nga sistemet e mbrojtjes anti-raketore ruse S-400, të cilat janë gjithashtu edhe në përdorim nga regjimi i Asadit.

Shumica e 105 raketave të lëshuara në sulmin në Siri ishin raketat Tomahawk Raytheon BGM-109, të shkarkuar nga Marina e SHBA, një bombardues dhe një nëndetëse bërthamore. Anijet detare ishin bazuar në Detin e Kuq, Gjirin arab të Veriut dhe Mesdheun Lindor.