Kolona të gjata janë shkaktuar në magjistralen Pejë-Prishtinë, për arsye të një aksidenti trafiku.
Aksidenti në fjalë ka ndodhur në këtë pjesë të rrugës përderisa në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe Njësia e Policisë së Kosovës.
Indeksonline u sjell edhe disa fotografi nga ky aksident
Shumë vozitës kanë mbetur të bllokuar në magjistralen Pejë-Prishtinë për shkak të kolonave kilometërshe.
Kolona saktësisht është në Vragoli përderisa nuk dihet arsyeja e gjithë kësaj.
Indeksonline ka siguruar edhe një fotografi nga mëngjesi i sotëm, ku vetura të shumta shihen duke pritur në këtë pjesë për lirimin e rrugës./Indeksonline/