Në kohën kur dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në fazën finale, partitë opozitare ishin më të zëshme duke kërkuar që Kuvendi të ketë një rol më të madh në fazën e fundit të diskutimeve. Por, një gjë të tillë po e kërkojnë edhe subjektet politike që janë në pushtet.
Partia Demokratike e Kosovës dhe AAK-ja, po thonë se çdo marrëveshje e arritur në Bruksel, do të duhej të diskutohet edhe në Parlamentin e Kosovës.Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica thotë për lajmi.net se kërkesën që Kuvendi të ketë rol më të madh në dialog, e ka parashtruar gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.





















