Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Arllat.
Dëshmitarë i kanë thënë lajmi.net se si pasojë e aksidentit rruga është e bllokuar.
Po ashtu, raportohet edhe për persona të lënduar. Ekipet e emergjencës dhe njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes./Lajmi.net/