Rajon & Botë

Qeveria e Turqisë: Jemi nën presion nga populli që t’i ndërpresim bisedimet për anëtarësim në BE

Qeveria e Turqisë është nën presion të madh nga populli i vet për të hequr dorë nga përpjekja e saj prej dekadash për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian sepse ata e shohin këtë gjë si aplikim të standardëve të dyfishta ndaj vendin të tyre.

 

Kështu ka thënë sot kryeministri i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, përcjell Express.

Duke folur në një forum në resortin malor slloven, në Bled, ai po ashtu ka paralajmëruar se Evropa mund të jetë duke shkuar drejt jo stabilitetit dhe se mund t’i dorëzohet ekstremizmit për shkak të tensioneve të krizës ekonomike dhe asaj me emigrantë.

Ai po ashtu i përsëriti kritikat e mëhershme ndaj liderëve të BE-së se nuk janë solidarizuar sa duhet me Turqinë pas tentim puçit të dështuar ushtarak në korrik të këtij viti.

“Populli turk sheh standard të dyfishtë këtu,” tha ai, duke shtuar:” Jemi nën presion të madh për ta ndërprerë procesion e negocimit.”