Aktuale

Hahn të shtunën qëndron në Beograd

Johanes Hahn, Komisioneri Europian për Zgjerim, do ta vizitojë Serbinë me 10 shtator.

 

Ai do të mbërrijë në shtetin serb të premten mbrëma, ndërsa me zyrtarët e shtetit do të takohet të shtunën, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Nga zyra e tij, ende nuk është bërë e ditur se kë do ta takojë, mirëpo Hahn po e viziton Beogradin në kohën kur Komisioni Europian po e finalizon raportin e këtij viti për progresin që ka bërë Serbia drejt integrimit në BE.