Aktuale

Projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90’ta, i dorëzohet Haradinajt

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka njoftuar se Komisioni Parlamentar për Arsim i ka nisur kryeministrit Haradinaj kërkesën lidhur me procedimin në Kuvend të Projektligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.Ajo ka thënë se të gjithë mësimdhënësit që kanë punuar në vitete e 90′ duhen të kenë trajtim të dinjitetshëm.

“Të gjithë mësimdhënësit që kanë punuar dhe kanë rezistuar në kohën më të vështirë për vendin, në kohën e mbijetesës së sistemit arsimor gjatë viteve 1990-99, që kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës, e meritojnë të kenë një trajtim të dinjitetshëm.

Miratimi i një ligji të veçantë, në bazë të të cilit do të shpaguhej puna e këtyre mësimdhënësve duhet të bëhet sa më pare.

Sot, Komisionit Parlamentar për Arsim, i dërguam një Kërkesë lidhur me procedimin në Kuvend të Projektligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, Kryeministrit Haradinaj.Uroj dhe shpresoj që ky ligj i premtuar që sa vite, më në fund të bëhet realitet dhe përfundimisht të rregullohet statusi i këtyre mësimdhënësve!”