Aktuale

Vet-aksident në magjistralen Hani Elez-Kaçanik

Një vet-aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Hani i Elezit- Kaçanik.

Një lexues i “Indeksonline” ka dërguar një fotografi në redaksi ku shihet se aksidenti ka qenë me dëme të mëdha material.

Nuk dihet se a ka persona të lënduar.

Njësitet e policisë rrugore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe të njëjtit po merren me këtë rast.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/