Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka ngushëlluar familjarët e vikamave në Rusi.
Në një telegram ngushëllimi, Vuçiq ka shkruar se ndjehet i shqetësuar nga fakti se në mesin e viktimave ka më së shumti fëmijë.
“Pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për ngjarjen tragjike në Kemerovë, ku një numër i madh viktimash kanë pësuar nga zjarri i tmerrshëm, ne jemi thellësisht të shqetësuar nga fakti se midis viktimave ka dhe shumë fëmijëve. Ju lutem që t`ua përcillni ngushëllimet e mia edhe familjeve të viktimave si dhe atyre që po i kërkojnë ende të dashurit e tyre”, thuhet në telegramin e kreut të shtetit serb.
Ndërsa disa orë më herët edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar popullin rusë për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Kemerovë të Rusisë.
Gjatë ditës së djeshme në qytetin Kemerovë të Rusisë kanë mbetur të vrarë mbi 50 persona nga një zjarr në një qendër tregtare, ku në mesin e viktimave ka më së shumti fëmijë. /Insajderi.com