ShowBiz

Hallakatet edhe Dua Lipa! Gati sa nuk i dalin të pasmet nën tingujt e këngës së Rihannës

Dua Lipa është në majat e suksesit të saj. Ishte pikërisht kënga “New Rules” me të cilën ajo pushtoi botën, e cila deri tani ka arritur të mbledh mbi 1 miliard klikime, shkruan GazetaBlic.

Përveç muzikës, Dua Lipa cilësohet edhe si një ndër këngëtaret me stilin më të veçantë.Por, kohëve të fundit e kemi parë teksa ajo është ekspozuar më shumë nga që jemi mësuar ta shohim.

Këto ditë ajo po qëndron në Austri nga ku dhe po publikon pamje të ndryshme. Së fundmi, ajo ka publikuar një video ku ka habitur me kërcimin e saj nën tingujt e këngës “Work” nga Rihanna, kërcim ky mjaft i nxehtë me një nga shoqet e saj ku në një moment gati sa nuk i dalin tërësisht të pasmet./GazetaBlic