Përkundër dilemave rreth votave për seancën e sotme të demarkacionit, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj beson se demarkacioni do të përfundoj sot.
Limaj në një prononcim për Gazetën Blic, ka thënë se pritjet e tij janë që demarkacioni të marrë epilog dhe të ratifikohet sot
“Pritjet janë që sot të kaloj marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi.
Është punuar shumë të arrihet deri të ky realitet i krijuar pas marrëveshjes se re me Malin e Zi.“ ka thënë Limaj.
I pyetur rreth tërheqjes së votës nga deputeti i LDK-së, Ramiz Kelemdi si dhe paqartësisë së votës së Nait Hasanit nga PDK-ja, i pari i Nismës thotë se gjithsecili deputet sot duhet të reflektoj dhe të kuptoj përgjegjësit që ka.
“Ne besojmë në reflektimin dhe detyrat që kanë deputetët e Kuvendit të Kosovës, rëndësinë që ka kjo temë. Me kalimin e demarkacionit ne i japim një mundësi korrigjimit të gabimeve eventuale. Besoj sot që secili deputetët do të jetë në nivel të detyrave dhe përgjegjësive që kanë para vendit të tyre.
Pra, jam optimist për seancën e sotme.”
Limaj ka ftuar të gjithë deputetë që të votojnë demarkacionin dhe ti hapin vendit perspektiven evropiane./GazetaBlic.