Aktuale

Policia jep detaje të personit të vrarë në Obiliq

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka vdekur në QKUK si pasoj e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Obiliq.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimoc siç është raportuar më herët nga burime të

“Rreth orës 14:00, policia ka marre informatën se: një person rreth 35 vjeç , me plage nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete është pranuar ne QKUK Prishtine.

Menjëherë njësite të policore kane ndërmarrë veprimet e nevojshme operative e hetimore për te sqaruar dhe ndriçuar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Kësisoj nga informacionet e para qe ka siguruar policia është bere e ditur se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Babimoc – komuna e Obiliqit.

Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri ne sqarimin e plote te gjitha rrethanave te ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e personave qe mund te jene te implikuar ne rast”, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë për Indeksonline.