Aktuale

Zyrtare: Të martën në ora kaq do të mbahet Seanca për Demarkacionin!

Seanca e jashtëzakonshme për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, do të mbahet të martën në ora 16:00, raporton Gazeta Blic.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli përmes ftesës së dërguar ka ftuar të gjithë deputet e Kuvendit të Kosovës të marrin pjesë në Seancën për Demarkacionin.Pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndryshe, seanca ku do të votohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, ishte thirrur që nga mesi i prillit, por e njëjta ishte shtyre tre herë./GazetaBlic