Aktuale

​AGK ndan çmimet për temat më të mira në tregun e punës dhe punësimit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ndarë çmimet për tri punimet më të mira në temën “Tregu i Punës dhe Punësimi”.

Në një njoftim për media thuhet se ky aktivitet vjen në kuadër të projektit të AGK-së dhe përkrahjes nga projekti Enhancing Youth Employment (EYE) i organizatës Zvicerane HELVETAS.

Më tej në njoftim thuhet se qëllimi i projektit ka qenë që të ndihmohet në avancimin e raportimit mbi aspektet e punësimit dhe tregut të punës në vendin tonë, si një dukuri me rëndësi të veçantë.

“Në garë kanë marrë pjesë gjithsej 14 punime. Tri punimet më të mira ishin nga autorët I) Besnik Boletini, Preportr, “Sot punon sot han”; II) Florina Ujupi, BIRN, “Kontradiktat mes arsimimit dhe tregut të punës”; III) Nexhat Tovërlani, Koha Ditore, “Familjarët punësohen në shkolla pa konkurs”, thuhet në njoftim./KosovaPress/