Një kosovar është kidnapuar e rrahur nga tre persona në Vushtrri. Raportohet se i njëjti ka deklaruar se u kishte borxh atyre që e sulmuan një shumë prej 1400 eurosh.
“Vushtrri, 01.09.2016-20:15. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se si pretekst i një borxhi të një shume parash prej 1400€, tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar e kanë futur në veturën e tyre dhe duke dërguar në një vend larg shtëpive e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretmanë mjekësor ndërsa policia janë në kërkim të dyshuarve.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.