AktualeShëndetësi

Ministri Ismaili: Shëndetësia duhet të jetë temë unifikuese

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, duke ju përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, për vdekjen e tre pacientëve në sallën e operacionit, deklaroi se rasti është shumë i rëndë dhe nuk mund të bëhet shtrembërimi i fakteve.

Ismaili shtoi se mënyra që ata e konceptojnë zgjidhjen e problemit është shumë e rëndësishme, dhe se shëndetësia duhet të jetë një temë unifikuese e të mos merret si temë për të goditur dikënd për qëllime politike, raporton lajmi.net.

“Konsideroj që rasti është i rëndë dhe nuk mund të bëjmë shtrembërim të fakteve, domethënë nuk i kontribuojmë rastit, rasti ka ndodh para se unë me u bë Ministër, e kam ngritur çështjen në nivel të kryeinspektorëve. Pra është e kundërta e asaj që e thatë ju, që rasti është heshtë, kemi dorëzuar të gjitha raportet për të dhënë material nga të gjitha institucionet përkatëse” tha Ismaili.