Protesta kundër kandidatit të Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, ka përfunduar. Ata do t’i shkruajnë letër OKB-së dhe shteteve anëtare për të shprehur indinjatën për kandidimin e Vuk Jeremiq në krye të OKB-së.
Protestuesit thanë se Kosova nuk do të hesht pasi Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet, dhunimet dhe shkatërrimin që ka bërë gjatë luftës.
Në letrën protestuese thuhet se Kosova është shteti më i ri në botë, 16 vit dal nga luftëra. Ne jemi njerëz të tokës dhe qytetarë të një shtetin që pasaportat tona nuk njihen ndërkombëtarisht, ne nuk kemi teatër të mëdha por kemi artistë të mëdhenj…. Çdo i treti studentë i Kosovës ndajë mbiemrin me udhëtarët e luftës. Ne jemi bijtë e dhembjes, ne jemi borxhlinjët të vendit. Ne kërkomë nga ju që të bashkëndjeni me lotët e grave, nënat dhe fëmijët e Kosovës. Si është e mundur që një oragnizatë që mundohet të jetësojë paqe të lejojë kandidimin e një njeriu që vjen nga vendi që ka kryer krime. Kërkojmë që të mos lejohet kandidimin e tyre deri sa këta nuk pranojë spastrimin etinik. Nuk kërkojnë falje, nuk i kthejnë në atdhe 1.666 persona. Kosova do të bashkohet me Srebrenicën, dhe Kosova do të bojkotoj të gjitha produktet që vijnë nga Serbia dhe do t’i anulojë të gjitha marrëveshjet. Ne nuk jemi përfaqësues të politikave por jemi qytetarët të lodhur nga politika e Serbisë.
Në letrat e tyre po shkruhet “janë vrarë 11.840 persona, të zhdukur 1.666 persona mbi 20 mijë gra të përdhunuara”.