Nuk ka shumë kohë që i është bashkëngjitur ekranit televiziv, shkruan GazetaBlic.
Fjala është për bukuroshen shqiptare nga Maqedonia, Rina Halili e cila ka kohë që punon si prezantuese në Radiotelevizionin 21 në Maqedoni.
Ajo lirisht mund të konsiderohet si një prej gazetareve më të bukura shqiptare, dhe këtë e dëshmon për çdo ditë – sa herë që publikon fotografi në llogarinë e saj publike në Instagram.
Halili ndiqet nga më shumë se 13 mijë ndjekës në “Instagram” dhe deri më tani ka të publikuara mbi 270 poste.
Përveç bukurisë në konstruktin e fytyrës, prezantuesja duket se është e bekuar edhe në bukurinë trupore. Ajo gëzon forma mbresëlënëse dhe nuk heziton asnjëherë t’i ndajë disa fotografi me ndjekësit në “Instagram”.