Deputeti nga rradhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR-i, ka akuzuar deputeten e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci se është përgjegjëse për shkatërrimin e sistemit arsimor në Kosovë.
“Tito këtynehere i merke kuadrat e fuqishme afër vetes, kjo prej Gjakove ka ardhë në Prishtinë dhe ka shkatërru sistemin arsimor në Kosovë, kjo me të ngjofshëm ka vënë drejtorë nëpër shkolla”, tha Zeka në replikën e tij kundër deputetes së Vetëvendosjes, raporton lajmi.net.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës po mban sot debat parlamentar lidhur me përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR-i, vendim ky që mund të qojë në mosnjohjen e diplomave kosovare ndërkombëtarisht./Lajmi.net/