Rajon & Botë

Presidenti meksikan përgjigjet për akuzat

Presidenti i Meksikës, Enrike Pena Nieto ka hedhur poshtë kritikat lidhur me takimin e tij të diskutueshëm me Donald Trampin. “Unë e bëra këtë takim për Meksikën dhe meksikanët”, tha ai.

Kreu presidencial në Meksikë ka shtuar se kishte dy shanse, atë të injorimit total të Donald Trampit ose të dialogonte me të dhe se ka zgjedhur opsionin e dytë. “Duke pasur parasysh sulmet e përsëritura të Trampit, kisha dy mundësi, ta fyeja ose të dialogoja me të. Unë zgjodha rrugën e dialogut”, tha Nieto, shkruan NYT.

Pas ftesës ndaj Trampit dhe bisedimeve me të në Meksiko Siti, Enrike Pena Nieto ka marrë kritika në vendin e tij. Kjo, pasi ai takoi një njeri që për shumë qytetarë të Meksikës është i urryer. Donald Tramp, që nga fillimi i fushatës presidenciale në SHBA, iu është referuar emigrantëve meksikanë si “kriminelë” dhe “përdhunues”.