ShowBiz

Seldi dhe Mimoza më të dashuruar se kurrë më parë

Në tetor të vitit të kaluar Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë.

Një fejesë tejet private e organizuar në Zvicër.

Që nga ajo ditë çifti çdo herë e më të dashuruar po shfaqen. Ata tanimë dhe koncertet pothuajse të gjitha i kanë së bashku.

Ka disa muaj që Seldi pothuajse është shpërngulur tërësisht në Zvicër, tek Mimoza.

Ai sapo ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet se ka dalur me të fejuarën tashmë, Mimozën, teksa shihet se po konsumojnë nga një gotë verë. E kësaj pamje ai i ka vendosur një figurë zemër të madhe.

Menjëherë pas fejesës, ata filluan punën dhe për një projekt të përbashkët, ku shumë shpejt sollën “Dashni” i cili deri tani ka arritur mbi 17 milionë klikime.