ShowBiz

Çartet Stresi! Ua tregon gishtin e mesit dhe shanë rëndë estradën!

Duket sikur sherret në estradë fillojnë njëri pas tjetrit.

Këto ditë sherri i Dj Blunt e Real 1 ndaj Ledrit, Gjikos dhe Faton Shoshit ka qenë në krye të mediave.

Kësaj radhe po e vazhdon Stresi!

Sikur kishte rënë në qetësi, por të kesh emrin Stres dhe të rrish i qetë është e pamundur!

Në një postim të InstaStory, ai tregon gishtin e mesit si dhe fyen rëndë estradën shqiptare, duke i quajtur ata edhe fallco, por gjithmonë duke mos përmendur emra.

Kujtojmë se javën e kaluar ai kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, fejesë kjo shumë private ku të ftuar ishin vetëm familjarët.