Aktuale

Mediat serbe: Thaçi e Haradinaj do të kthehen në listën e Interpolit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj së shpejti do të kthehen në listën e Interpolit.

Kështu raporton gazeta beogradase “Blic”, transmeton Klan Kosova.

Sipas informatave jozyrtare të kësaj gazete, ankesa e Serbisë për heqjen e emrave të tyre nga fletëarresti, bashkë edhe me 20 ish – udhëheqës të UÇK-së nga sistemi i Interpolit, do të pranohet dhe do të miratohet.

Kjo gazetë gjithashtu raporton se pritet që Komiteti Ekzekutiv në Interpol në takimin e radhës, gjatë ditëve të ardhshme ta pranojë ankesën e MPB-së serbe dhe se ky vendim të ndryshohet, transmeton Klan Kosova.