ShowBiz

Arilena Ara befason me pamjen në paraqitjen e radhës

Arilena Ara u bë e njohur nga talent shou ‘X Factor’ në edicionin e dytë ku dhe doli fituese.

Ndonëse shumë prej këngëtareve tona nuk guxojnë të publikojnë fotografi ashtu siç janë, natyrale, Arilena Ara është ajo që pothuajse në çdo paraqitje të saj shfaqet pa grim.

Por, kësaj radhe ajo ka vendosur të vijë më ndryshe!

Ajo ndodhet në New York, ku ka shkuar në studiot e fotografit të njohur Fadil Berishës, ku po duket e bukur si asnjëherë më parë.

Arilena është mjaft aktive me projekte muzikore ku ai i fundit është “Zemër”, i lansuar para një muaji.