Aktuale

E konfirmuar: Një person ka vdekur në aeroportin e Prishtinës

Një grua e moshuar ka ndërruar jetë para pak orësh në Aeroportin e Prishtinës.

E ndjera ishte nisur drejt Zvicrës, ndërsa në objektin e aeroportit, papritur është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Vdekja e saj është konstatuar nga mjekët ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Blic  edhe zëdhënësja e ANP “Adem Jashari, Valentina Gara.

Ajo ka thënë se udhëtarja ka vdekur sot brenda objektit të aeroportit ndërsa tani me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës.

“Po, sot në aeroport ka ndodhur një rast i tillë, një person ka ndërruar jetë, mirëpo me këtë rast tanimë po merret policia” ka thënë Gara./GazetaBlic/