Aktuale

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, mungon Lista Serbe

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje do të caktohet vazhdimi i seancës të mbetur gjysmë për ratfikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë mungon përfaqësimi i Listës Serbe.

Në seancën që do të caktojë sot Kryesia do të diskutohen edhe pikat tjera që kanë mbetur, me disa nga pikat e që njëra është interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.