Aktuale

Emigranti vetëvritet sapo shkel në atdhe, hidhet nga lartësia në terminalin e Rinasit

Një emigrant shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, duke u hedhur nga një lartësi e konsiderueshme brenda terminalit.

I riu shqiptar, 35 vjeç, mësohet se ishte emigrant në Mynih të Gjermanisë, dhe sapo ishte kthyer me avion në vendin tone, shkruan Balkanweb.

Menjëherë 35-vjeçari është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

Nuk dihen motivet që e kanë çuar të riun drejt këtij akti të rëndë, por dyshohet se vuante nga depresioni.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve që çuan 35-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.