Një shpërthim ka ndodhur sot në Qendrën e Hapësirës “Kennedy” në Florida të ShBA-së, ku kompania e hapësirës ajrore “SpaceX” po bëhej gati për të lansuar një raketë të papajisur.
Ende nuk dihet shkaktari i shpërthimit, dhe as nuk raportohet për të lënduar, raporton BBC, përcjell Express.
Foto nga vendi i ngjarjes shfaqin tym të dendur mbi kompleksin e Qendrës së Hapësirës.
Fuqia e shpërthimit ka dridhur ndërtesat që ndodhen disa milje larg Qendrës.


