Ekonomi

Dhjetëra miliona euro do shkojnë për shpronësim në Autostradën e Gjilanit

Traseja e Autostradës Prishtinë – Gjilan ishte bërë mollë sherri mes zëvendëskryeministrit dhe ministri të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe Ministrisë së Infrastrukturës, pasi që Pacolli kishte kundërshtuar trasenë e kësaj autostrade.

Sipas tij, është dashur të bëhet varianti tjetër i trasesë, meqë kjo trase privon qytetarët e Anamoravës. Por, Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet një konference për medie ia bëri me dije Pacollit se traseja nuk do të ndryshoj dhe se nuk do të merren me fjalë të kafeneve.Pra, si përfundim ndërtimi i Autostradës së Gjilanit do të ketë kyçje në Banullë, më pas do kaloj nëpër Sllovi, Zhegovc e që më pas do ketë dalje në Bresalc.

Tanimë është bërë edhe shpronësimi i tokave kah do t’i bie autostrada. Në total i gjithë shpronësimi i planifikuar do të kushtojë 39,332,973.90 euro, për një sipërfaqe prej 2,940,978.33 metra katrorë.Sipas prezantimit të projektit kryesor nga Ministria e Infrastrukturës për pjesën e I, II dhe III do të shpronësohen 1 milion e 109 mijë e 747 e 33 metra katrorë.Shpronësimi i këtyre tokave, sipas analizës së Ministrisë së Infrastrukturës do të kushtojë 10 milionë e 542 mijë e 913 euro 30 cent.

Nga kjo më së shumti para janë ndarë për shpronësimin e tokave Zhegoc-Bresalc, ku për 431 mijë e 491 e 30 metër katror janë dhënë 4 milionë e 650 mijë e 141 euro e 45 cent.Më pas në Banullë-Sllovi do të shpronësohen 275 mijë e 175 e 27 metra katror, me vlerë 3 milionë e 210 euro e 720 euro e 60 cent.

Kurse për shpronësimin e 227 mijë e 756 e 41 hektar tokë në Terbofc-Zhegoc janë planifikuar 890 mijë e 205 euro e 70 cent.
Sa i përket pjesë I, II dhe III do të shpronësohen edhe tokat Sllovi-Tërbofc. Sipas projektit kryesor të autostradës në këtë zonë do të shpronësuar 175 mijë e 324 e 35 metra katrorë. Për këtë shpronësim janë paraparë 890 mijë e 205 euro e 70 cent.Ndërsa, pjesa tjetër e shpronësimeve të tokës, pra pjesa IV, V, VI dhe VII.

Këtu bëhet fjalë për pjesën që nisë nga Bresalci e deri në Konqul ku do të shpronësohen 1 mijë e 831 e 231 metra katrorë tokë. Gjitha këto pritet të kushtojnë 28 milionë e 790 mijë e 60 euro.Më së shumti sipërfaqe të tokës do të shpronësohet në pjesën Përlepnicë-Tjegullore. Në këtë pjesë do të shpronësohen 789 mijë e 99 metra katror, të cilat do të kushtojnë 5 milionë e 891 mijë euro.

Për tokat që duhet shpronësohen në Bresalc-Gjilan është paraparë të shpronësohen 425 mijë hektar tokë. Për këta 425 mijë katror hektar toke janë paraparë që të jepen 7 milionë e 565 mijë euro.Autostrada do të kalojë edhe nëpër tokat Tjegullore-Konqul. Ku për këtë zonë do të shpronësohen 359 mijë e 207 metra katrorë për t’i hapur rrugë ndërtimit të “Autostradës së Gjilanit”.

E për këtë zonë janë planifikuar të jepen 5 milionë e 891 mijë e 60 euro.Shpronësimet përfundojnë duke shpronësuar edhe disa prona në rrugën Gjilan-Përlepnicë. Këtu do të shpronësohen 257 mijë e 957 metra katror. Për këtë zonë do të jepen 9 milionë e 336 mijë e 100 euro.Ndërtimi i kësaj autostrade sipas zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës pritet që të nisë në muajin mars të këtij viti. /Ndërtimi.info