Analisti politik, Petrit Zogaj ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” rreth problemeve me të cilat po ballafaqohet Vetëvendosja, transmeton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar se kur dikush ka probleme të brendshme dhe nuk ka zgjidhje, tenton të krijon armiq të jashtëm, dhe kështu të neutralizohen problemet e vërteta që i kanë. Ziogaj ka thënë se Vetëvendosja dhe njerëzit e saj që kanë probleme të brendshme, dhe po tentojnë që mospajtimet politike t’i vendosin në raport mik-armik dhe patriot-tradhtar.
Zogaj ka shkruar edhe rreth replikave që kanë pasur gazetari Adriatik Kelmendi dhe deputetja e VV-së Albulena Haxhiu. Sipas Zogajt, Kelmendi ka plotësisht të drejtë ta shpreh mendimin e tij për demarkacionin.
Më poshtë, shkrimi i plotë:
Eshte maksime e njohur prej kohesh: kur ke probleme te brendshme dhe nuk ke zgjidhje, tenton t’a krijosh armikun e jashtem, ne menyre qe t’a neutralizosh problemin e vertete qe ke. LV dhe njerezit e saj, prej kohesh ka probleme te brendshme, e po ashtu, prej kohesh ka tentu qe mospajtimet politike t’i vendos ne raportet mik-armik dhe patriot-tradhtar. Kjo ne fakt eshte berthama e mirembajtjes se status-quo-s brenda ketij subjekti politik. Territori eshte ceshtja, ku me shume se kudo tjeter njerezit priren te besojne qe po shkaktohet nje tradheti. LV kete e ka te qarte, dhe pikerisht qe kjo mund te tingelloj si me e besueshme, s’po ndalet duke sulmu njerez qe kane mendim ndryshe ne lidhje me marreveshjen e demarkacionit. Se fundi, deputetja Haxhiu e paska sulmu Adriatik Kelmendin, vetem pse ky i fundit qartazi dhe pa rreshtur ka bere thirrje qe demarkacioni te votohet dhe kjo ceshtje te mbyllet. Pra, ka shprehur mendimin e tij. Edhe cka ka te keqe ketu? Po, demakracioni jo sot, e as dje, por para gati tre viteve do te duhej te perfundonte. Por, per shkak te nje logjike tersisht jo institucionale dhe nje pengu patriatik-romantik qe partive si LV e AAK kjo ceshje na sillet si prelud i nje deshtimi kolektiv. E dhimbshme dhe deshpruese se si i gjithe funksionimi dhe mirembajtja e nje subjekti politik mbeshtetet vetem tek kategorite patriot-tradhtar dhe mik-armik.