Shefit të qeverisë, Ramush Haradinaj i cili po insiston që në projektligjin për marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi t’i bashkangjitet edhe raporti i Komisionit Bulliqi, i ka dalë në mbështetje zëvendësministri Burim Ramadani.
Ai në një shënim në Facebook e ka quajtur skenar politik, për qëllim marrjen e pushtetit, mos votimin e demarkacionit edhe me raportin Bulliqi.
Shënimi i plotë i zëvendësministrit të FSK-së:
Heqni dorë nga skenari politik!
Votojeni Ligjin me tri elementet:
– Marrëveshjen e gushtit 2015
– Raportin e Komisionit Shtetëror 2017
– Deklaratën e përbashkët 2018
Të trija këto e plotësojnë njëra-tjerën!
Kështu ky Ligj është kuptimplotë!
Kështu ky proces ndarës kthehet në avantazh për vendin.
Është legjitime të keni skenar që ka për synim pushtetin, por mos e rrezikoni momentumin kur procesi kthehet në avantazh të të gjithë vendit.
Mos bllokoni!