Aktuale

Haradinaj: Të votojmë kundër

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve të Parlamentit të Kosovës, të mos e votojnë demarkacionin

“Unë kam bindje të plotë, kam besuar dhe vazhdoj të besojë, se shumica jonë absolute jemi të vendosur, që këtë herë të mos u nënshtrohemi presioneve dhe të vihemi në anën e së drejtës, në anën e interesit të shtetit të Kosovës.

Sot do të dëshmojmë se ne jemi përfaqësues të popullit, dhe do të flasim e do të votojmë siç kërkon sovrani.

Votimi i sotëm nuk është betejë e deputetëve të Dukagjinit, por e deputetëve të të gjithë Kosovës.

Vota kundër na fuqizon të gjithë neve, e fuqizon parlamentin dhe demokracinë në vend. Qeveria mund të dërgojë çfarëdo projektligji, ndërsa Kuvendi është ai që vendosë vetëm në emër të popullit”, shkruan në komunikatën e dërguar për media.