Aktuale

Vetëvendosje: Deri kur vendimet do të merren në Beograd?

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka thënë se vendimi për shtyrjen e seancës së Kuvendit për ditën e premte është bërë pa konsultim me këtë parti.

Pas dështimit të seancës së sotme të Kuvendit, e cila është shtyrë për nesër, Kollçaku tha se shumica në Kuvend nuk ka votat për ratifikimin e demarkacionit.

“Kjo është diçka që e kemi parë kur është formuar qeveria që kemi prit me orë të tëra qëndrimin e Vuçiqit në Beograd. E njëjta po pritet dhe për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Na servohet e njëjta marrëveshje. Në vend që të merremi me temat më të rëndësishme si shëndetësia dhe arsimi jemi bllokuar, përkundër faktit që mazhoranca s’i ka votat. I ftojmë t’i kthehen seriozitetit. A jemi shtet apo nuk jemi, deri kur vendimet do të merren në Beograd? Na ftojnë në seancë dhe pa na dhënë përgjigje shkojmë te shtëpia”, ka thënë Kollçaku.