Gjermania do të marrë pjesë në një manovër ushtarake kundrejt Rusisë me 12, 000 ushtarë, njoftojnë mediat lokale.
Mijëra uhstarë gjermanë janë duke pritur për të marrë pjesë në një ushtrim të NATO-s të koduara si “Shpata prerëse, “Bubullima e shndritshme”, dhe “Ujku i hekurt”, raportoi revista gjermane “Focus”.
Burimet e mediave gjermane thonë se këtë vit kontigjenti gjerman me rreth 12, 000 ushtarë do të jetë tre herë më i madh se vitin e kaluar, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Arsyeja e aktivizimit të ushtrisë, sipas magazinës gjermane thuhet të jetë “politika agresive” e Moskës.
Zbatimi i manovrave ushtarake supozohet t’i dërgojë mesazh Rusisë një “shenjë të qartë” se çdo ndërhyrje e mundshme në punët e vendeve të NATO-s do të kishte “pasoja serioze”.
Më shumë se 90 milion euro do të alokohen nga buxheti gjerman për këtë qëllim, pavarësisht nga raportet e mëparshme duke thënë se Gjermania kishte nevojë për tanke dhe aeroplanë për të përmbushur detyrimet e saj ndaj NATO-s.
Gazeta gjermane “Welt” ka cituar një dokument sekret të Ministrisë së Mbrojtjes gjermane, ka shkruar se arsyet prapa kësaj situate janë mungesa e pjesëve rezervë dhe shpenzimet e larta të mirëmbajtjes./Periskopi/