Lidhja e tyre është diskutuar shumë në media, për shkak edhe të heshtjes së tyre.
Por tashmë duket se këngëtarët Ronela Hajati dhe Young Zerka e kanë pranuar dashurinë e tyre.
Këtë herë i ftuar në Pop Culture ai është pyetur se nëse Ronela do të martohej a do të ishte i ftuar si dhe ku do të ulej, në vend të parë? Këngëtari është përgjigjur: “Ose në karrocë, si shoqërues domethënë” –u shpreh këngëtari duke qeshur.
Kujtojmë që pak kohë më parë ka qenë Ronela që përmes një komenti në një foto të Zerkës ka pranuar më në fund se janë bashkë.