Aktuale

Pacolli ngatërron numrin e shteteve që na njohën? Në të dhënat zyrtare të MPJ’së shkruan ndryshe

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka ngatërruar numrin e shteteve të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ai gjatë njoftimit se shteti Barbaros ka njohur Kosovën, ka shkruar se kjo është njohja e 117’të e Kosovës.

“Njohja e fundit nga Barbadosi është zyrtarisht njohja e 117-të e Republikës së Kosovës. Unë nuk do të ndalem. Unë sapo kam filluar. Ky vit do të jetë i mbarë për Kosovën. Faleminderit gjithëve për urimet tuaja”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Mirëpo, në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, lista e njohjeve përbëhet nga 116 shtete, përfshirë edhe shtetin që sot njohu vendin tonë: