Aktuale

Arrestohen tre persona , dyshohen për vjedhje të rëndë

Të martën në rrugën “Gjon Sereqi” në Prizren, janë arrestuar tre të persona nën dyshimin se edhe me një të dyshuar tjetër, i cili gjendet në arrati, kanë kryer vjedhje të rëndë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajte, ndërsa rasti është duke u hetuar, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.