Të hënën në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanit, një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur një shumë të parave dhe një sasi ari në vlerë të përgjithshme rreth 7.500 €.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.