Të gjithë e njohin spikerin e lajmeve në “RTK”, Mustafë Muçaj, që është imazhi i lajmeve qendrore e figura më serioze e ekranit, shkruan “Kosovarja”.
Mustafa, pos për punën e tij shumë vjeçare në botën e medias, njihet edhe si babai i Anites e Loles, gjithashtu fytyra të njohura të ekranit.
Ndonëse vitet po ikin tutje, Muatafa veç po përtërihet. Ai, së fundi i ka hyrë me të madhe fitnesit.
Spikeri i lajmeve po ushtron përditë dhe ka ndërtuar trup me muskuj. Ai, shpesh ushtron nën shoqërinë e vajzave, Anites e Loles, shkruan “Kosovarja”.
Siç ka filluar, Mustafë Muçaj duket se do tia kalojë me muskuj edhe dhëndrit të madh, Ramushit.
